LajmeSport

Shqipëria me 2-3 ndryshime në formacion përball Suedisë

Sa i përket titullarëve që Silvinjo do të hedhë në fushë ndaj Suedisë, ashtu siç u shpreh në konferencën për shtyp, do të ketë 2 ose 3 ndryshime në formacionin startues. Kjo do të diktohet edhe pasi të vlerësohet gjendja fizike e lojtarëve, sepse të premten kanë luajtur një ndeshje të fortë e fizike kundër Kilit.

Dilema patjetër që ka, por në portë Silvinjo pritet t’i besojë sërish Strakoshës, duke qenë se edhe Berisha nuk është i rikuperuar plotësisht. Në mbrojtje, mendohet një ndryshim në krahun e djathtë, me Hysajn që mund t’i hapë vendin Balliut, ndërsa pjesa tjetër e pandryshuar.

Në mesfushë do të jetë: Ramadani, Asllani dhe Bajrami, ndërsa nga krahët mund të ketë lëvizje.

Ka balotazh mes Asanit dhe Muçollit e po ashtu nga krahu tjetër mes Hoxhës dhe Seferit. Në majë pritet ta nisë sërish Rei Manaj, por nuk përjashtohet edhe një surprizë e Silvinjos me Brojën përpara.

Show More

Related Articles

Back to top button