Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi pas nënshkrimit të marrëveshjes për Fronti Evropian u shpreh se janë të bindur se do ta bëjnë ndryshimin ngase e kanë fuqinë politike, ajo që sipas tij, e meriton të jetë liga e kampionëve, super liga dhe më të mirët.
“Njerëzit që do e bartin këtë sukses më së miri. Me fitoren në zgjedhjet presidenciale ne e vulosim thellë edhe fitoren në zgjedhjet parlamentare. Është një nisëm e mbarë dhe e mirë dhe kemi thënë se ky front do të përbëhen nga shumë frymë kombëtare që frymojnë në Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar se me të vërtetët një front europian që ne e sjellë gjitha begatitë që duhet të sigurojë një popull do të vijnë kryekëput të siguruara të garantuara nga miqësia jonë me SHBA dhe nga rrugëtimi yunë bashkë me BE sepse alternativë tjetër nuk kemi jashta BE-së”, tha Zejd Rexhepi, shkruan \Shenja\.