OKB-ja mban zi për 171 anëtarë të stafit të vrarë nga ushtria izraelite gjatë luftës në Gaza.
Sot është dita e 171-të e luftës së Izraelit kundër Gazës dhe janë gjithashtu 171 anëtarë të stafit të OKB-së të vrarë.
Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përmes një postimi në “X” bëri sërish thirrje për armëpushim,
“Shpresoj që thirrja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm do t’i sjellë Gazës dhe rajonit paqen që populli i saj e meriton kaq mirë”, u shpreh ai.