Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e zhgënjyer meqë Këshilli i Sigurimit në OKB refuzoi kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë, transmeton Syri.net.
”Është penguar të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, raportojnë mediat serbe të ketë deklaruar Daçiq.
Ai ka falënderuar Rusinë, Kinën dhe Algjerinë për mbështetjen e iniciativës për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë, në Këshillin e Sigurimit.