LajmeSport

Mesfusha, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në Premier Ligë

Bordi i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e verës, teksa është në kërkim të përforcimeve të reja në repartin e mefushës. Një ndikim të madh kanë patur edhe peformancat e mira, që tekniku Massimiliano Allegri po zhvillon deri tani me “bardhezinjtë”, teksa pas 29 javëve kampionat janë 17 pikë pas “Zikaltërve” kryesues.

Kështu, “gjigantët” italianë kanë kthyer “sytë” nga kampionati anglez i futbollit, Premier Liga, ku deri më tani dy janë objektivat kryesor të “bardhezinjve”, me dy lojtarët që luajnë në ekipe të ndryshme, Totenham, Arsenal dhe Man. Siti.

I pari dhe më i përfoluri është “shkatërruesi” danez, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili pëlqehet shumë nga bordi i Juventus, mirëpo largimi i Ives Bisoume e Pape Sarr, drejt kombetareve të tyre në muajin janar, për Kupën e Kombeve të Afrikës lë “londinezët” pa një mesfushor defensiv të kualitetit të lartë dhe me një çmimin prej 30 milionë eurosh të panegociueshëm vështirë se “Zonja e Vjetër” do të bëjë një hap më tej.

Pas Hojbjerg në listë vjen “tanku” ganez, Tomas Parti, i cili tashmë ka hyrë në sezonin e tij të 4-t me “Topçinjtë” e Arsenal, mirëpo me Zhorzhinjo e Deklan Rajs, vështirë se 30-vjeçari do të ketë më hapësira për të zbritur në fushën e blertë, kështu që një kalim te “bardhezinjtë”, qoftë përfundimtar apo edhe në huazim, nuk përjashtohet, teksa shtojmë këtu edhe faktin se prej kohësh, ganezi është në listën e “bardhezinjve”.

Show More

Related Articles

Back to top button