BotaLajme

Kina kërkon hetim urgjent pas vdekjes së pesë shtetasve të saj në Pakistan

Zyrtarët kinezë i kanë kërkuar qeverisë pakistaneze një hetim urgjent për vrasjen e pesë shtetasve të saj në një sulm vetëvrasës në Balochistan.

Të paktën gjashtë persona, përfshirë pesë shtetas kinezë, u vranë në veriperëndim të Pakistanit pasi një sulmues vetëvrasës përplasi një automjet në një kolonë inxhinierësh që punonin në një projekt dige në rajon, shkruan The Independent.

“Ambasada dhe konsullatat kineze në Pakistan kanë nisur menjëherë punën emergjente, duke kërkuar që pala pakistaneze të kryejë një hetim të plotë për sulmin, të ndëshkojë ashpër autorët dhe të marrë masa praktike dhe efektive për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve kinezë”, thuhet në deklaratën e ambasadës kineze në Pakistan.

Show More

Related Articles

Back to top button