LajmeRajon

Turqia i dhuron FSK-së uniforma për kamuflazhë në borë

Ministra Turke e Mbrojtjes ka dhuruar një kontigjent të uniformave të kamuflimit në borë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, falënderoi për mbështetjen Turqinë për uniformat dhe për zhvillimin e FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë. Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”.

“Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha. Falënderim dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të FSK-së” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button