Protestuesit u mblodhën sërish në Izrael për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Këto shënojnë ditën e dytë të protestave masive antiqeveritare për një javë, shkruan CNN.
Mijëra protestues dolën në rrugët e Tel Avivit, Jerusalemit, Cezaresë, Ra’anana dhe Herzliya.
Ndërkaq, policia izraelite ka bërë të ditur se të paktën 16 persona janë arrestuar gjatë këtyre protestave.