LajmeMaqedoni

Mjekët e rinj zgjidhjen e kërkojnë jashtë Maqedonisë

Punësimet partiake, burokracia e madhe dhe mungesa e vullnetit politik për reforma të vërteta, janë vetëm pjesë e problemeve kyçe me të cilat ballafaqohen mjekët e rinj gjatë punësimit. Mjeku Bojan Trajkovski nga Asociacioni i mjekëve të rinj në intervistë për REL thotë se mjekët e rinj presin mbi një vit për punësimin e parë, kjo në situatë kur vendit i mungojnë kuadro.

Problemet administrative që i kanë kolegët pas diplomimit janë të mëdha. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e kolegëve zgjidhjen e gjejnë jashtë Maqedonisë duke mos pasur shpresë se këtu diçka do të përmirësohet, tha Bojan Trajkovski, Asociacioni i Mjekëve të rinj.

Trajkovski tha se të jesh mjek në Maqedoni është sfidë e madhe sidomos për shkak të nevojës së mësimit dhe punës së vazhdueshme, ndërsa problemi më i madh është përfshirja në sistem.


Përfshirja jonë në sistem është një nga problemet me të cilat ballafaqohemi dhe assesi nuk mund ta kuptojmë këtë sidomos për shkak të apeleve të shtetit dhe statistikës se numri i mjekëve në Maqedoni dhe në çdo tjetër vend në Ballkan është gjithnjë e më i ulët ndërsa largimi i mjekëve po rritet.

Trajkovski thekson se po ashtu problem paraqet mospasja e vullnetit që t’i jepet prioritet shëndetësisë,.

Fatkeqësisht si në shumë sektorë të tjerë në Maqedoni, ashtu edhe në shëndetësi, shumica e problemeve kanë të bëjnë me atë që përpiqen që t’i abuzojnë kuadrot e reja dhe punën e tyre. Më besoni se mjekët e rinj janë entuziastë dhe duan që të mësojnë, andaj duhet të punësohen lehtë dhe shpejt.

Nga Asociacioni i mjekëve të rinj thonë se brenda 10 viteve nga Maqedonia janë larguar mbi 2000 mjekë.

Show More

Related Articles

Back to top button