GostivarLajme

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare!

BDI, Dega në Gostivar thotë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaqëqisht ndaj shqiptarëve. Azbi Shaqiri nga BDI thekson se ministri Gjoko Vellkovski ka deklaruar që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanë bërë shpërndarjen e ndihmave sociale, e për habi, sipas Shqirit, shumica e qendrave janë që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare. Shaqiri pretendon më tej se ministri ndaj punëtorëve social është drejtuar me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare.

“Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk aprovon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i krijuar. Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhenave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve. Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë? Presioni nëpërmjet inspektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE nuk zgjedh formë për të treguar muskujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rrezikuar sociale”, deklaron Azbi Shaqiri, BDI – Dega, Gostivar.

Shaqiri ka ftuar ministrin Vellkovski që deri në azhurimin e saktë të të dhenave të tërhiqet nga ky vendim, për ndryshe, thotë ai, do të mund të konstatojmë se veprimi është i qëllimshëm dhe tendencioz dhe vjen në pragë të fillimit të fushatës zgjedhore.

Ndryshe, ministri Vellkovski gjatë një vizite para dhjetë ditësh edhe në Gostivar ritheksoi se 2252 persona që pranojnë ndihmë sociale apo pension social, kanë vetura të regjistruara në emër të tyre ose të ndonjë anëtari në familje. Sa I takon Gostivarit, ai tha se ky numër është 164 persona.

Show More

Related Articles

Back to top button