LajmeMaqedoni

ASH-ja e Taravarit: Kanë marrë vulat e ASH-së, për t’ia dhënë BDI-së

Nga ana tjetër, krahu i Arben Taravarit të Aleancës për Shqptarët thonë se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës. Ata thonë se krahu i Selës ka marrë vulat e ASH-së, për t’ia dhënë BDI-së, ndërsa venidmi, sipas tyre, është marrë me presione dhe shantazhe ndaj gjykatësve.

 Blerant Ramadani 

“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së,por, edhe sikur të jetë e vërtetë, ne do të ankimohemi dhe do të kërkojmë drejtësinë që na takon. Megjithatë, edhe sikur t’i marrin vulat me sistemin e kapur që e kanë në dorë, ne kemi një pyetje: po popullin që e keni humbur, si do ta merrni?”

Avokati në krahun e Taravarit, Abidin Abduli, theksoi se janë ndryshuar katër herë gjykatësit dhe disa të tjerë kanë shkuar në pushime gjatë procedurës për vulat e partisë. Ai hedhi dyshime se ky vendim është sjellë jashtë insititucionit dhe është nënshkruar vetëm nga gjykatësi Ilir Rexhepi. /Shenja/

Show More

Related Articles

Back to top button