LajmeMaqedoni

Lista e kandidatëve për deputetë të Frontit Evropian

Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe që përbëhet nga Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela), Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak) në zgjedhjet parlamentare të majit do të garojë në të gjitha zonat zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, Portalb.mk siguroi listat e plota të kandidatëve për deputetë.

Në zonën e parë bartës liste është Blerim Bexheti, në zonën e dytë Sadulla Duraku, në zonën e tretë Sulejman Baki, në zonën e katërt Enver Husejin, në zonën e pestë Ziadin Sela dhe në zonën e gjashtë Ali Ahmeti.

Në të gjashtë zonat zgjedhore do të garojë edhe koalicioni opozitar i partive shqiptare ‘Lidhja Evropiane për Ndryshim’ (LEN) që përbëhet nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari), Alternativa, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk