LajmeMaqedoni

Nuk ka të ndalur largimi i mjekëve nga Maqedonia

Largimi i mjekëve nga Maqedonia nuk ka të ndalur. Në nivel vjetor rreth 250 mjekë e lëshojnë vendin tone. Që mjekët të mbeten në vendlindje duhen kushte më të mira për punë dhe paga më të larta, thonë nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

“Nga shëndetësia publike sigurisht që rreth 200 deri 250 mjekë shkojnë jashtë vendit, në nivel vjetor. Nga pikëpamja profesionale unë mendoj se duhet të bëhet një rajonalizim i mirë, të sigurohen kushte më të mira për specializim dhe përparim, punësim të shpejtë dhe bursa derisa akoma vazhdojnë studimet”, ddeklaroi Goran Dimitrov, Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

Leonid Rene Tomas Karaxhinov është studenti më i mirë mjekësisë që tashmë ka përmbyllur studimet. Momentalisht po kryen praktikën në Ndihmën e Shpejtë. Ai nuk dëshiron të largohet nga vendi por për të punuar në vendlindje kërkon siguri financiare.

“Siguria është çelësi kryesor, ta dimë se pas nesh qëndron dikush që na mbanë të sigurt për shkak të situatave të pakëndshme, mirëpo siguria financiare është shumë e rëndësishme, rritja e pagave. Siguria personale dhe siguria financiare janë dy gjërat thelbësore që do të na mbajnë të mbetemi këtu”, u shpreh Leonid Rene Tomas Karaxhinov, mjek i ri.

Nga OBSH-ja thonë se shëndetësia në Maqedoni ka shënuar përmirësime por ka akoma zbrazëtira që duhet plotësuar.

“Ka akoma hapësirë për përmirësim. Të ulen shpenzimet të cilat qytetarët i paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore, posaçërisht në shëndetësinë primare pasiqë u miratua nga Qeveria ligji që mundëson qasje më të mirë në shëndetësinë primare”, tha Ane Johansen, OBSH.

Në prag të 7 prillit, Ditës botërore të shëndetit, sipas OBSH-së rëndësi të posaçme duhet ti kushtohet zbulimit të hershëm të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen. Nga OBSH-ja thonë se rreziku për jetën në mbarë botën vjen nga sëmundjet jo infektive si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare mirëpo këto mund të parandalohen dhe menaxhohen nëse zbulohen më herët. Gjithashtu, sipas OBSH-së, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve së parakohshme./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button