LajmeMaqedoni

Taravari: Më 9 maj do të kemi qeveri të re

Me fillimin e fushatës presidenciale, koalicioni VLEN, mbrëmë kishte hapjen e Shtabit Zgjedhor në Dibër. Në hapjen e Shtabit Zgjedhor, kandidati për president, Arben Taravari foli për mbi programin, përkatësisht për Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Një prej katër shtyllave të programit tonë presidencial është Kushtetuta. Ju e dini që Kushtetuta e Maqedonisë që u votua në vitin 1991, nuk u votua prej shqiptarëve dhe nuk u përkrah asnjëherë prej shqiptarëve. I ndjeri Arbën Xhaferi thoshte, Kushtetuta është gjeneratore e krizave politike në Maqedoni dhe kështu ishte, kjo ishte e vërteta deri sa nuk ndodhi konflikti në vitin 2001 dhe u plotësua dhe u ndryshua kjo Kushtetutë, por asnjëherë Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar deri në fund. Edhe sot e kësaj dite, shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit ishte decentralizimi fiskal dhe ajo nuk ndodhi, vetëm në letër dhe kurrë nuk u zbatua”, tha Taravari.


Taravari tha se me ndryshimet kushtetuese, koalicioni VLEN duhet të kushtëzojë me heqjen e 20% për gjuhën shqipe dhe zgjedhje e presidentit të bëhet përmes kuvendit.

“E kemi përmendur edhe zgjedhjen e presidentit me votim në Parlament. Maqedonia është demokraci parlamentare, kompetencat presidenti në Maqedoni i ka njëlloj presidenti në Kosovë, Shqipëri, Greqi, Gjermani dhe gjithandej presidenti zgjidhet në Parlament. Kushti ynë është që presidenti të zgjidhet në Parlament me 2/3 e votave dhe me Bandenter dhe në qoftë se dy herë nuk mund të zgjidhet, herën e tretë duhet të shkohet me shumicë të thjeshtë, ose 61 deputetë dhe me Badenter”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, ndryshimi do të ndodhë më 9 maj, një ditë pas zgjedhjeve dhe Maqedonia do të ketë Qeveri të re.

Show More

Related Articles

Back to top button