LajmeRajon

Macron ia kujtoi Vuçiqit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?

Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiqit.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së përsëritur të Radios Evropa e Lirë për rrjedhën e procedurës kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, 2023.
para publikut”, thotë Jakshiq.

Në fjalimin e tij, presidenti i Serbisë e akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Ohrit dhe për mosndjekjen penale të rasteve të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë.

“Të gjithë tashmë përmendin vetëm Banjskën”, tha Vuçiq në Paris.

Më 24 shtator, 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e akuzoi Serbinë se qëndron pas organizimit të këtij sulmi, por Beogradi e mohoi.

Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, i cili më pas dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë vlerëson se presidenti i Serbisë “është i vetëdijshëm se duhet të ndërmarrë veprime të caktuara kur është fjala për Banjskën”.

“…por, ai përpiqet të blejë sa më shumë kohë deri në nëntor [zgjedhjet në SHBA], kur shpreson që administrata në Amerikë të ndryshojë”, thotë Morina.

Ajo shton se është shumë e rëndësishme që liderët evropianë të mos e injorojnë sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

“Mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë një çështje sigurie, dhe atë serioze, në kontekstin politik në të cilin ndodhet Evropa. Komuniteti euroatlantik po monitoron me kujdes paqëndrueshmërinë e mundshme në rajon”, thotë ajo.

A po shqyrton BE-ja masa ndëshkuese?
Komuniteti ndërkombëtar, disa herë, ka bërë thirrje për llogaridhënie dhe ka kërkuar që ata që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

Brukseli nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrton vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë, për të cilat insiston Kosova.

Kjo e fundit konsideron se bëhet fjalë për terrorizëm.
në hetime është përfshirë edhe dikush tjetër përveç Radoiçiqit.

Më herët, presidenti i Serbisë ka thënë se do të dalë me propozime për aktakuzë “në kohën e duhur”.

“Kjo është punë e prokurorëve kompetentë, do të shohim se për cilat krime bëhet fjalë, si dhe në çfarë mënyre”, ka thënë Vuçiq më 2 shkurt.

Deri në sulmin në Banjskë, Radoiçiq ka qenë një nga udhëheqësit e Listës Serbe, të cilin presidenti i Serbisë e ka cilësuar si “mbrojtës të popullit serb në veri të Kosovës”.

Së voni, në rrjetet sociale u shfaq një fotografi, ku Radoiçiq shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq, në një restorant.

Se kur dhe ku është bërë fotografia që u publikua në rrjetin X më 9 mars, nuk dihet. Njësoj nuk dihet as kush është autori.

Gjuriq, i cili pas publikimit të fotografisë deklaroi se “nuk i vjen turp për kontaktet e tij”, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiqin.

Presidenti i Serbisë tha më 10 mars se “nuk e ka pyetur Gjuriqin se kur, ku dhe pse” është bërë fotografia.

Çfarë thonë në Kosovë?
Supozohet se Radoiçiq ndodhet në Serbi.

Prishtina zyrtare kërkon ekstradimin e tij, në mënyrë që të gjykohet në Kosovë për terrorizëm.

Beogradi përgjigjet se kjo është “e pamundur” dhe se Radoiçiq do të gjykohet nga gjykatat vendase.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigju as pyetjes nëse Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare për ndriçimin e këtij rasti.

Në Kosovë ende nuk ka aktakuzë kundër Radoiçiqit, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të ngrihet deri në fund të marsit të këtij viti.
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha më herët se u bashkohet thirrjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se rasti i Banjskës duhet të procedohet urgjentisht nga institucionet kompetente.

Në dhjetor të vitit 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) lëshoi një urdhër arresti për Radoiçiqin./REL

Show More

Related Articles

Back to top button