Me prezantimin e programeve të takimeve me qytetarë dhe tubime, sot vazhdon fushata zgjedhore e kandidatëve për president për rrethin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit.
Kandidati për president i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, sot do të vizitojë komunën e Shkupit, Saraj, Çair dhe Gjorçe Petrov dhe do të mbajë tubim në komunën e Gazi Babës, ndërsa kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve në Krivogashtan, Krushevë dhe Prilep.
Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, do ta prezantojë programin para qytetarëve të Shkupit, në tri lokacione në qendër të qytetit dhe para qytetarëve të Gostivarit, ku do të mbajë tubim në mbrëmje.

Presidenti aktual dhe kandidati për mandatin e ri, Stevo Pendarovski, mbrëmë ka zhvilluar takime me qytetarët në Kratovë dhe Nagoriçan të vjetër, ku ka thënë se VMRO-DPMNE opozitare dhe kandidatja e tyre për presidente, Gordana Siljanovska – Davkova, nuk kanë asnjë ide dhe plan se çfarë duhet bërë me procesin e integrimit evropian. Ai në tubimin në Kriva Pallankë tha se nëse e merr besimin e qytetarëve, shteti me siguri do të vazhdojë drejt Evropës.
Nga tubimi qendror në Kumanovë, ai tha se do të mbetet i njëjti president, për të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni.
“Nëse më 24 bëjmë stabilizim masiv politik, ju siguroj se do të jetë një “ekzekutim” i thjeshtë për të përfunduar procesin më 8 maj. Ju lus të gjithëve të votojmë masivisht dhe ta rrumbullakojmë numrin 1 me 24 dhe “pjesën e dytë” dhe ta fitojmë ndeshjen e 8 majit“, thirri Pendarovski.
Kandidatja për president të shtetit nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ka vizituar komunën e Petrovecit dhe Qendrës, ndërsa në mbrëmje ka mbajtur fjalim në tubimin në Kisella Vodë, nga ku ka dërguar mesazh se nëse zgjidhet në krye të shtetit, nuk do të bëjë asnjë dallim mes qytetarëve, në asnjë bazë, partiake, etnike, fetare apo sociale, por përkundrazi, siç tha ajo, “do t’i bashkojë dhe do t’i përfaqësojë në mënyrë të barabartë”.
Biljana Vankovska, kandidatja për presidente e vendit e propozuar nga partia e Majtë dje, në tubimin në Kavadar, para të pranishmëve u tregoi se pse do të ishte më e mirë se kundërshtarët e saj. Sipas saj, është kështu sepse ajo ka një program, një ide, një ideologji dhe beson te fitorja.
“Ne nuk jemi albanofobë. Dua të jem president i të gjithë qytetarëve. Nuk ka më ndarje. Të gjithë fëmijët na lanë sepse nuk u pëlqen më të jetojnë këtu, tha Vankovska.
Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani, realizoi takim me banorët e disa vendbanimeve në rajonin e Krivagoshtanit dhe Dollnenit. Osmani theksoi se po bën një fushatë pozitive dhe shtoi se në këto zgjedhje jemi para një dileme të madhe.
“Jemi përballë një dileme: Integrim apo izolim, bashkëjetesë apo tensione etnike, progres apo regres. Fatkeqësisht, ato janë të dyja oferta dhe jam i lumtur që mund të ofroj, në emër të Frontit Evropian, bllokut më të madh multietnik, integrimin për pesë vjet bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike, drejtësinë dhe barazinë dhe mundësinë që çdo qytetar të ëndërrojë dhe realizojë ëndrrën e tij, pavarësisht nga cila familje vjen, nga cila etni përket, nga kategoria shoqërore, nga fshati apo qyteti. Çdo fëmijë duhet të jetë në gjendje të ëndërrojë dhe ta realizojë atë dhe shteti duhet ta ndihmojë, jo ta pengojë në këtë“, tha Osmani.
Koalicioni Vlen (Vredi) e shtyu tubimin e djeshëm në Gostivar dhe të gjitha aktivitetet e sotme të kandidatit për president Arben Taravari për shkak se në një aksident trafiku e humbi jetën një person nga Gostivar E.A.