LajmeMaqedoni

Osmani: Fronti Europian është një bashkim historik i fuqive politike

Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani nga tubimi në Dibër tha se ky front është një bashkim historik i fuqive politike dhe i synimit europian me qëllim të garantimit të një jete më të mirë dhe më të pasur për të gjithë qytetarët.

“Jam i privilegjuar që jam i vetmi kandidat shqiptar për president që pas vete ka nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend dhe mbi supet e mia bart një nga misionet më fisnike qindvjeçare, atë të heqjes së kufijve midis nesh. Ky është Fronti Europian. Ky front më ka mundësuar që të jem bajraktar i heqjes së kufijve nëpërmjet integrimit të rajonit tonë në BE dhe unë i jam falënderues frontit që këtë besim të madh e ka vendosur mbi supet e mia”, deklaroi Bujar Osmani, Kandidat për president.

Show More

Related Articles

Back to top button