Në takimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani tha se do të propozojë formimin e Këshillit Shtetëror për Rritje Ekonomike, përcjell TV21. Osmani tha se në këtë Këshill do të marrin pjesë përfaqësues të pushtetit e opozitës, rregullatorët, komuniteti i biznesit si dhe përfaqësues të diasporës por dhe përfaqësues ndërkombëtar.
“Mendoj që në periudhën kur do të kemi negociata me BE-në, ky konsensus do të jetë shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike, rritje të qëndrueshme ekonomike, me qëllim që ta arrijmë qëllimin për 1000 euro rrogë mesatare brenda një viti, të krijojmë një begati ekonomike, t’i ruajmë njerëzit këtu, dhe t’i kthejmë ata të cilët veçmë kanë ikur”, tha Osmani.