LajmeMaqedoni

Specialistët privatë sot do të mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në RMV

Specialistët privatë sot do të mbajnë protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë”.

“Kemi vendosur të protestojmë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë” për të ngritur sërish zërin për kërkesat tona për jetë dinjitoze dhe për të drejtat elementare të njeriut. Kjo protestë nuk synon vetëm të shprehë pakënaqësinë tonë personale, por ne protestojmë edhe për të shprehur dëshirën tonë për të përmirësuar kushtet për ne si mjekë dhe për pacientët tanë”, thuhet në deklaratën e dërguar mediave.

Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës. Në seancën e së martës, qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.

Show More

Related Articles

Back to top button