Qyteti i Chasov Yar në Ukrainën lindore mbetet nën kontrollin e Ukrainës pavarësisht përpjekjeve të forcave ruse për ta kapur atë, tha ushtria ukrainase, raporton DPA.
“Chasov Jar vazhdon. Armiku po bën presion, por situata është nën kontroll, nuk ka ushtarë rusë në qytet”, tha sot zëdhënësi i trupave lokale të Ukrainës, Nazar Voloshin.
Voloshin tha gjithashtu se forcat tokësore ruse ishin përpjekur pa sukses të përparonin me mbështetje artilerie.
Besohet se pas kapjes së Bogdanovka, objektivi tjetër i ushtrisë ruse është Chasov Yar, i cili është vetëm disa kilometra larg vijës së frontit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy vizitoi Chasov Yar vetëm disa ditë më parë dhe inspektoi mbrojtjen e tij, kujton DPA.