Në zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, qytetarët kanë të drejtë vetëm njëherë të paraqiten nëpër vendvotime. Bëhet fjalë për rregullin zgjedhor që do të vlejë të mërkurën e 8 majit, kur mbahet rrethi I dytë I zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.
KSHZ-ja miratoi udhëzuesin, ku qytetarët njoftohen se nëse vendosin të votojnë vetëm për një palë zgjedhje, më pas nuk mund të ndërrojnë mendje dhe sërish të kthehen për të votuar për zgjedhjet tjera.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, gjatë një interviste për MIA-n, theksoi se me rëndësi është që qytetarëve t`u sqarohet se kanë të drejtë për të votuar për dy llojet e zgjedhjeve ose vetëm për parlamentaret dhe presidencialet.
“Qytetari mund të vijë vetëm një herë dhe të votojë për dy zgjedhjet. Procedura është si vijon ; kur vjen jep letërnjoftimin, shkon në identifikimin biometrik, rrethohet në listë dhe i japin fletëvotime për të votuar” – tha Dashtevski.
Por, me rëndësi për qytetarët është se kur në vendvotime do të pyeten, të kenë përgjigje të saktë nëse do të votojnë vetëm për një palë zgjedhje apo në zgjedhjet e dyfishta. Kjo është e rëndësishme pasi për zgjedhjet presidenciale ekziston cenzusi prej 40%.
“Supozoj se më së shumti do të votohet për dy zgjedhjet, kurse mund të ndodh vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi dihet se jehona dhe interesi është më I amdh për parlamentaret” – tha Dashtevski.
Kreu I KSHZ-së ka theksuar se natën e 8 majit, rezultatet e zgjedhjeve mund të dihen deri në mesnatë, duke marrë parasysh ndryshimet që KSHZ-ja I ka bërë gjatë periudhës së kaluar, por edhe përvojës me zgjedhjet paraprake.
“Kemi ndërmarrë masa për këto zgjedhje që të përforcojnë harduerin që njëkohësisht të pranojë sa më shumë informacione, kemi trajnuar më shumë njerëz në terren. Kemi të trajnuar rreth 1.700 njerëz që të fusin të dhënat, për të gjithë, në bashkëpunim me Entin e Statistikës, kemi siguruar 1.700 laptopë. Gjithashtu që të përshpejtohet procesi zgjedhor nëpër vendvotime, në vend të 5 personave do të ketë 7, kurse gjatë numërimit do të jenë të gjithë të pranishëm” – deklaroi Dashtevski.
Zgjedhjet e 11-ta me rradhë parlamentare mbahen më 8 maj bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presideciale.
Në zgjedhjet parlamentare, qytetarët votojnë për përbërjen e re parlamentare. Në Kuvend zgjidhen 120 deputetë sipas modelit proporcional, ku territori i vendit është ndarë në 6 njësi zgjedhore të konstatuar me Kodin Zgjedhor dhe në çdo njësi zgjedhore zgjidhen nga 20 deputetë. /tvklan.mk/