LajmeMaqedoniSport

Shkëndija, Struga apo Shkupi? 3 ekipe shqiptare në garë për titullin kampion në Maqedoni

Si asnjëherë më parë 3 klube shqiptare janë në garë për titullin kampion në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë, përcjell TV21. Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund të kampionatit, 3 klubet Shkëndija, Shkupi dhe Struga ndajnë vendin e parë me nga 58 pikë në tabelën e klasifikimit.

Garën e bën akoma më interesante fakti se në tre ndeshjet e mbetura secila prej 3 ekipeve përballet me njëra tjetrën.

Nesër e shtunë në stadiumin e Çairit përballen Shkupi-Shkëndija, ndeshje e cila vlerësohet sikur finale. Por më 12 maj në Tetovë Shkëndija e pret Strugën, ndërsa në javën e fundit të kampionatit më 19 maj, përballen Struga dhe Shkupi.

Suksesi i ekipeve shqiptare nuk mbaron me kaq. Në sezonin e ardhshëm në ligën e parë ngjitet edhe Besa e Dobërdollit, me çka nëse Voska Sport siguron mbijetesën, atëherë do të kemi 6 ekipe shqiptare në elitën e futbollit, që i bie gjysma e ekipeve të ligës së parë të jenë ekipe shqiptare./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button