Partitë politike dhe kandidatët presidencialë sot e kanë ditën e fundit për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit në zgjedhjet e 8 majit, pra të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme dhe si do të jetë përbërja e re parlamentare.
Sonte në mesnatë përfundon fushata si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.
Më 7 maj fillon heshtja parazgjedhore dhe më pas të drejtën e votës do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora.
KSHZ-ja më dy maj ia ka dorëzuar personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme materialin votim për në PDK.
MPJ e dorëzon materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se deri në fund të ditës.
Anëtarët e Komisionet Zgjedhore (KZ) në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) kanë votuar në KSHZ tri ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht më 4 maj.
Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.