Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 26 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shkurtër të motit të ligë. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.