17 ligjvënës amerikanë, duke përfshirë demokraten Alexandria Ocasio-Cortez, u arrestuan dhe më pas u liruan në një demonstratë pro abortit në Uashington, sipas mediave të huaja.
Politikanët u mblodhën përpara Kapitolit përpara se të marshonin drejt ndërtesës së gjykatës, duke brohoritur “trupat tanë, zgjedhja jonë”. Grupi, i cili përfshinte edhe Ilhan Omar, Rashida Tlaib dhe Cori Bush, vazhdoi të qëndronte përgjatë një vendkalimi për këmbësorët, përpara gjykatës, e cila është e rrethuar nga një gardh i madh që pretendohet të jetë i pakalueshëm dhe i ngritur për të mbajtur larg protestuesit.
Ata u ulën në mes të rrugës si një akt mosbindjeje civile paqësore.
“Protestuesit nuk liruan rrugën pas tre paralajmërimeve të zakonshme të bëra nga policia, duke vazhduar bllokimin e trafikut”, sipas njoftimit të policisë.
Më pas oficerët filluan të arrestonin ligjvënësit, duke i vendosur prangat. Në total u arrestuan 35 persona, të cilët më pas u liruan dhe do të duhet të paguajnë gjobë.
Vendimi historik i Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit ka shkaktuar reagime të forta dhe mjaft emocionale në SHBA.
/abcnews.al/