LajmeMaqedoni

RMV, për fitore në rrethin e dytë për president nevojiten 362.864 vota

Në vend sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të përcaktohen për njërin nga të dy kandidatët për shef të shtetit – Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 maj, njofton Portalb.mk.

Për Siljanovska Davkovën votuan 363.085 votues, ndërsa për Pendarovskin 180.499, që ishin të pamjaftueshme për zgjedhje të presidentit.

Në rrethin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave, në qoftë se në vendvotime dalin më shumë se 40 përqind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 votues, siç është paraparë në Kodin Zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 votues.

Në qoftë se edhe në rrethin e dytë, asnjëri nga të dy kandidatët nuk e ka fituar numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, me mandat prej pesë viteve. Për president të Republikës, i njëjti person mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për president të Republikës mund të zgjidhet person i cili në ditën e zgjedhjeve ka mbushur së paku 40 vjeç. Për president nuk mund të zgjidhet person i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku dhjetë vite në 15 vitet e fundit. Zgjedhja për president të Republikës realizohet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.

Show More

Related Articles

Back to top button