LajmeMaqedoni

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Gostivar vranësira dhe më e ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos ditën e martë.

Show More

Related Articles

Back to top button