Tre të rinj të moshës 19 deri në 21 vjeç u gjetën të pajetë në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.
Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë udhëtonin me një makinë, e cila mendohet të ketë dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe kishte përfunduar në një rezervuar.
Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët dhe menjëherë policia nisi një operacion kërkimi deri sa gjeti makinën e tyre nën ujë.
Kërkimet u mbyllën shpejt në sajë të itinerarit që zbulonte llogaria në rrjetin social Snapchat që i përkiste një prej viktimave.