LajmeMaqedoni

MPB njofton: 553 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme dje (12.05.2024) ka kryer kontroll të shtuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 553 drejtues mjetesh. Prej tyre: 38 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 251 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 327 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button