LajmeMaqedoni

Zejd Rexhepi: KSHZ, VMRO, LSDM dhe VLEN po tentojnë t’i marrin Frontit dy deputetë, me qëllim të mos jetë forca e dytë në shtet

Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.
Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.
“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi, tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet.
Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast.
“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.
Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë. /Shenja/

Show More

Related Articles

Back to top button