Sërish tubim para Bashkisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Protesta e sotme është shoqëruar sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur përpara Bashkisë, ndërsa godina është rrethuar nga efektivët e policisë. Gjatë përplasjes mes tyre janë hedhur edhe bomba molotovë, në drejtim të Bashkisë. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje janë në protestë për dosjen “5D”, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestuan me urdhër të prokurorisë së posaçme, SPAK. Opozita ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ditët në vazhdim pritet të ketë sërish protesta. Ndërkohë, në përfundim të protestës, opozita ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm në tubimin e liderit opozitar, poshtë shtëpisë së tij, pra, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak. /Alsat.mk
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago