BotaLajme

Vazhdojnë problemet për Interin, gjyakata e Kinës shpall fajtor presidentin Zhang

Nuk kanë të ndalur problemet ekonomike për presidentin e Interit, Steven Zhang. Sipas asaj që raportojnë mediat në Kinë, numri një i Interit ka humbur një gjyq ndaj disa kreditorëve dhe tashmë duhet të paguaj shumë e kërkuar prej tyre.

Bëhet fjalë për 255 milionë dollarë, ose rreth 250 milionë euro që Zhang i detyrohet kreditorëve. Gjithçka nisi në vitin 2019 ku Zhang u detyrua të merrte kredi shumën për një tjetër biznes të tijin.

Më pas Zhang refuzoi të pranonte se e kishte bërë këtë gjë, ndërsa personat që e akuzuan e çuan çështjen në gjykatë. Kështu, Gjykata Financiare e Kinës i dha të drejtë palës paditëse dhe për këtë arsye tashmë numri një i Interit i detyrohet 255 milionë dollarë. Probleme këto që mund të ndikojnë edhe tek Interi.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button