Rrëshqitje dheu ka pasur në rrugën Klinë – Gjakovë, ku si pasojë e kësaj rrëshqitje rruga tashmë është e bllokuar për qarkullimin e veturave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për Telegrafin se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.
“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai.
Rugova potencoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, mediumi Klina info tashmë ka postuar pamje nga vendi ku ka rrëshqitur dheu./Telegrafi/