LajmeMaqedoni

Lajçak i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për dinarin.

Ai në një postim në rrjetin sociali X, ka thënë se në takimin ndërmjet kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që “ai e sheh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës”, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar diplomati sllovak.Lajçak ka folur rreth takimeve tjera gjatë javës, përfshirë konsultimet politike në Ministrinë e Jashtme në Helsinki, takimin me presidentin e Finlandës Alexander Stubb, takimin në Podgoricë, i cili mblodhi së bashku zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor dhe kryetarët e delegacioneve të BE-së.

Ai ka dënuar ndërkaq sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, duke thënë se është i papranueshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button