BotaLajme

Vdekja e presidentit, qeveria e Iranit mbledhje urgjente. Çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit?

Qeveria e Iranit ka thirrur një “takim urgjent” të hënën pas njoftimit se presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm i vendit ishin në mesin e atyre që vdiqën nga përplasja e helikopterit.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, karrigia ku zakonisht ulet Raisi ishte e zbrazët dhe ishte e mbështjellë me një brez të zi në kujtim të presidentit.

Koha dhe detajet e një kortezhi zie do të shpallen më vonë, njoftoi media shtetërore Agjencia e Lajmeve FARS.

Ndërkohë analisti ushtarak, Cedric Leighton tha për CNN se moti i keq ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e helikopterit që vrau presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Show More

Related Articles

Back to top button