Sot rikthehen grupet e punës mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE. Palët kanë deklaruar se janë pranë arritjet së marrëveshjes. Arben Taravari në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se shqiptarët do të vazhdojnë të ruajnë pozitën e kryetarit të Kuvendit.
“Besoj se njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i Parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku neve kemi ekspert si VLEN, do t’i vendosim. Mendoj se përfaqësimi do të jetë dinjitoz me njerëz të cilët janë profesionistë”, tha Arben Taravari, Koalicioni VLEN.
Në fund të muajit maj bëhet konstituimi i Kuvendit ndërsa deri në mesin e qershorit pritet të votohet edhe Qeveria e re.
“Konstituimi i Parlamentit është planifikuar nga fundi i muajit maj dhe në ndërkohë jemi nga përfundimi i bisedimeve dhe jemi nga fundi i zgjedhjeve kadrovike dhe programit qeveritar. Pasi të konstituohet parlamenti duhet që presidenti të ndan mandatin. Përllogaritjet tona janë që në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha Arben Taravari, Koalicioni VLEN.
Negociatat e grupeve të punës mes VLEN dhe VMRO-DPMNE-së deri më tani janë zhvilluar për çështjet programore. Palët presin që në takimin e ditës së premte marrëveshja parimore të finalizohet. /alsat.mk