Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të kontigjentit të 41-të në kuadër të KFOR-it.
Në njoftimin e kësaj ministrie theksohet se ceremonia do të bëhet në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” në Zagreb nga ora 15:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë nënkryetari i Qeverisë së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.
“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.