Në Kosovë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se janë në komunikim intensiv me dy partitë opozitare, LDK dhe AAK që të përkrahin mocionin për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tij 30 maji është data e fundit për shpërndarjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fund të muajt qershor ose fillim të korrikut. Abelard Tahiri tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë nuk ka kuptim, pasi vendi veçse hynë në kalendarin e zgjedhjeve të rregullta. Ndërkohë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha se nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit. Sipas Mimoza Kusarit Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen të enjten për të vazhduar pikat nga seancat e kaluara, ndërsa të premten do të mbahet seancë për të diskutuar tri vjet qeverisje, por jo edhe për shpërndarje. /Alsat.mk
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago