Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale-GJNP ka thënë se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023. Sipas kryeprokurorit akuzat ndaj liderërve të Hamasit kanë të bëjnë me dëbim, vrasje, peng-marrje dhe sulme seksuale në paraburgim. Ndërkohë Netanjahu dhe Gallant akuzohen për dëbim dhe sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Kan tha se ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimi kolektiv i popullsisë civile në Gazë, janë të dukshme. Ato përfshijnë kequshqyerjen, dehidrimin, vuajtjen e skajshme dhe numrin e madh të vdekjeve në mesin e popullsisë palestineze, përfshirë të foshnjave, fëmijëve të tjerë dhe grave. GJNP, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, si së fundmi edhe veprimet e Hamasit.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago