Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore. Incidenti ndodhi mesditën e së hënës në qytetin Guixi në provincën jugore Jiangxi të Kinës, sipas një deklaratë të policisë.
Sipas policisë, autori ishte një 45-vjeçare, e cila është arrestuar.
Nuk dihet ende pse shkolla fillore ishte në shenjestër të gruas.
Kina ka regjistruar shumë sulme me thikë në muajt e fundit. Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan.
Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë me probleme të shendetit mendor sulmoi përsëri me thikë në një lagje banimi në Yunnan. /abcnews.al