Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 27 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil dhe me reshje të dendura. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24gradë Celsiusë.