Pas Kilianit edhe Etan Mbape do të largohet nga Paris Sen Zhermeni këtë verë. 17-vjeçari gjeti pak hapësirë për veten e tij në ekipin e parë në PSZH-së, duke grumbulluar tre paraqitje në Ligue 1 dhe dy në Kupën e Francës dhe gjithashtu duke shijuar në disa momente ndarjen e fushës edhe me vëllain e tij të madh.
Megjithatë, tani, Etan Mbape ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij te PSZH-ja dhe është gati të nënshkruajë me skuadrën ku luan sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, me Lille.
Klubi nga veriu i Francës bëri gjithçka për të joshur Etan-in dhe ia doli. Mesfushori, Mbape ka treguar shumë personalitet, gjë që e shtyu Lille-n të veprojë shpejt dhe të përfitojë nga përfundimi i kontratës me PSZH-në.