Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov thonë nga MPJ.
“Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/