LajmeMaqedoni

Në prill rritje e kredive dhe depozitave

Totali i kredive në muajin prill shënon rritje prej 6,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa depozitat për 9,3 për qind. Rritja si te kreditë dhe depozitat vjen si pasojë e rritjes së kreditimit si për amvisëritë ashtu edhe për sektorin e korporatave, por më e theksuar është tek amvisëritë

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në bazë mujore, gjithsej kreditë shënojnë rritje prej 1.2 për qind që vjen si pasojë e kredive më të larta në të dy sektorët, por me një kontribut më të madh të sektorit të korporatave, ndërsa rritje ka edhe në depozitat prej 1.3 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave te amvisëritë.

Show More

Related Articles

Back to top button