LajmeSport

Europa mban sytë nga Dublini, Gjimshiti sfidon Xhakën në finale

“Count down-i” ka nisur. Europa e futbollit mban sytë nga Dublin Arena, aty ku këtë të mërkurë, Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League.

“E bukura dhe bisha”, Atalanta e bukur e futbollit spektakolar, përballë bishës së pamposhtur Bayer Leverkusen, dhe për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen më prestigjioze.

Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit dhe trajnerit në fushë të Bayer Leverkusen, kampion i freskët i Gjermanisë.

Një sfidë e jashtëzakonshme mes dy skuadrave kaq të ndryshme, por që kanë një emërues të përbashkët suksesin, në një finale që askush nuk mund ta parashikojë.

Atalanta është e pabesueshme, ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm, djemtë e Gasperinit luajnë me një ritëm tjetër nga skuadrat e Serisë A duke shpërthyer në Europa League, aty  ku De Ketelaere dhe Scamaca kanë lënë shënjën atëherë kur është dashur më tepër.

“Të luash me Atalantën është si të shkosh te dentisti” – thotë Pep Guardiola, ata mund të mposhtin cdo skuadër.

A do t’ja dalin ta bëjnë përballë Bayer Leverkusen, ata mbeten të pamposhtur prej plot 51 ndeshjes radhazi, teksa në gjysëmfinale eleminuan një tjetër italiane, Romën dhe mbi të gjitha nuk dinë se ç’është humbja.

Ringrihen edhe në vështirësitë e mëdha, numri i golave që kanë shënuar në minutat e fundit flet shumë për shpirtin e skuadrës por edhe cilësinë e stolit.

Përplasen dy filozofi revolucionarizuese në futboll. Principet e Gasperinit janë në agresionin në një kundër një, ritëm dhe intensitet i lartë.

Xabi Alonso ndërkohë është shpikësi i futbollit relativ, strategjisë së re taktike ku referenca nuk është zënia e hapësirave, por topi, dhe lidhja mes lojtarëve që e kanë./ Super Sport.

Show More

Related Articles

Back to top button