BotaLajme

Londra një ditë pas zjarreve: Dje ishte dita më e ngarkuar që nga Lufta e Dytë Botërore

16 zjarrfikës janë lënduar duke luftuar zjarret në kryeqytetin britanik, teksa vala e të nxehtit të martën bëri që kjo të ishte dita më e ngarkuar për brigadën e zjarrfikësve në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas kryetarit të qytetit, Sadiq Khan.

Duke operuar në temperatura deri në 40 gradë Celcius, zjarrëfikësit pranuan afër 2.600 thirrje emergjente dhe u përgjigjën në mbi 1.000 raste të zjarrit, tha për Sky News kryetari i Londrës.

“Në një ditë normale shërbimi i zjarrfikësve pranon deri në 350 thirrje dhe në ditët më të ngarkuara deri në 500 thirrje”, shtoi ai.

Nga zjarrëfikësit që pësuan lëndime të “ndërlidhura për shkak të nxehtit”, 2 prej tyre u hospitalizuan, tha Jonathan Smith, një zëdhënës nga LFB.

Ai shtoi që, edhe pse tani moti është i më i freskët, toka mbetet ende absolutisht e thatë dhe ai bëri thirrje që njerëzit të mos bëjnë skarë në parqe dhe të mos hedhin xham në vende ku ai mund të shkaktojë zjarre nëse ndeshet me rrezet e diellit. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button