BotaLajme

Rusia thotë se i rrëzoi dhjetëra raketa dhe dronë ukrainas

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm të madh ukrainas me raketa dhe dronë në rajonin kufitar Belgorod.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë, i shkatërruan tre raketa Vilkha MLRS, 32 raketa Vampire MLRS, dhe tre dronë mbi territorin e rajonit Belgorod”, tha Ministria ruse në një komunikatë.

Guvernatori i Belgorodit, Cyacheslav Gladkov, tha se nuk ka viktima nga ky sulm, por shtoi se u dëmtuan kampe fëmijësh nga rënia e mbetjeve të dronëve dhe raketave të rrëzuara.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet e Rusisë për këtë sulm.

Ukraina nuk ka komentuar.

Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.

Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.

Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.

Show More

Related Articles

Back to top button