LajmeMaqedoniRajon

Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për rrugën Prizren-Tetovë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është miratuar propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.

Kuvendi i Kosovës me 82 vota PËR, miratoi Projektligjin nr.08/ L-293 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈.”, njoftoi ministri i infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Ndryshe, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar të këtij viti, vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova pajtohen që financimi i projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren të jetë në vlerë proporcionale sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë dhe pas tunelit do të financohet nga pala përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button