Investimet në energjinë solare ka ndihmuar shtetin që të ulë importin e energjisë elektrike në minimum, gjë që mund të ndikojë në uljen e çmimit të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë. Kështu deklaroi numri një i KRRE-së, Marko Bislimovski duke nënvizuar se po bëhen analiza për zgjerimin e tarifës së lirë.
“Ne po bëjmë rritjen e tarifës së lirë për të përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në ato periudha. Gjithashtu, me këtë sinjal që i dërgojmë ESM dhe EVN Home për të blerë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, në një farë mënyre do të sigurojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike, gjë që është mjaft e mundshme të na mundësojë ulje të çmimit të energji elektrike për amvisëri”, tha Marko Bislimovski, Kryetarë i KRRE-së.
Tarifa e lirë e energjisë elektrike që aktualisht është prej orës 13 deri në orën 15, mund të zgjatet për një orë.
“Dhe për ato arsye, ne po bëjmë këtë analizë, e cila do të na tregojë nëse ka nevojë dhe nëse ka mundësi për të futur një orë shtesë të energjisë elektrike të lirë, e cila do të zgjatej nga ora 15 në 16”, shtoi ai.
Bislimovski, në intervistën për REL, sqaroi se prodhimi i energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike në vitin 2023 është rritur për pothuajse 300 për qind, ndërsa trendi i ndërtimit të fotovoltaikëve të rinj vazhdon edhe këtë vit./Alsat.mk