LajmeRajon

Avancimi drejt NATO-s, Haliti: Fiton Kosova, dështon Serbia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur i lumtur me votimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës.

Haliti i cili ishte edhe prezent në momentin e votimit ka thënë se ku është lajm i mirë.

Ai e ka cilësuar këtë si fitore për Kosovën dhe dështim për Serbinë.

“Fiton Kosova, dështon Serbia. Lajmi i mirë. Nga sot Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Haliti.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.

Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button